Vritet drejtuesi i trenit në stacionin e Bolonjës, u godit me thikë në bark

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2026, 23:49

Një drejtues treni i kompanisë Trenitalia, me emrin Alessandro Ambrosio, 34 vjeç, është gjetur i pajetë pranë parkingut në sheshin perëndimor të stacionit të Bolonjës, në Itali.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me thikë në bark, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Trupi i pajetë është gjetur nga një punonjës tjetër i Trenitalia-s, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima nuk ishte në detyrë në momentin kur ndodhi ngjarja. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori largohet me vrap nga vendngjarja pas sulmit. Deri më tani, autori nuk është arrestuar ende, ndërsa kërkimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit