Rrënojë apo shkollë? Këtu e nisën mësimin fëmijët në Zgjec të Hasit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2026, 23:13

Sot, nxënësit e fshatit Zgjec në Bashkinë Has kanë nisur vitin e ri shkollor në kushte alarmante, të cilat dukshëm nuk përputhen me standardet minimale të arsimit në vitin 2026.

Shkolla është në gjendje të rënduar, me dëmtime të shumta, dera kryesore është e vjetruar dhe e papërballueshme ndaj motit, ndërsa shiu që bie jashtë depërton brenda mjediseve, duke krijuar një ambient të ftohtë dhe të lagësht për nxënësit. Këta të fundit detyrohen të ndjekin mësimin në kushte tl rënda që jo vetëm pengojnë zhvillimin e mësimit, por paraqesin edhe rrezik për shëndetin e tyre.

Ky realitet është një thirrje urgjente për Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Hasit për të ndërhyrë dhe për të garantuar kushte normale dhe të sigurta për zhvillimin e mësimit. Është e papranueshme që në vitin 2026, nxënësit të përballen me mjedise të tilla të papërshtatshme për arsimin, ndërsa Shqipëria aspiron të përmbushë standardet evropiane.

Shkolla e Zgjecit është një shembull i qartë i nevojës për investime dhe vëmendje reale ndaj arsimit në zonat rurale, ku fëmijët duhet të kenë të njëjtat mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si çdo tjetër fëmijë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit