Një tjetër emërim në kupolën e sistemit shëndetësor ngre pikëpyetje të forta mbi "paktet" e pashkruara politike dhe lidhjet e biznesit që kapërcejnë kufijtë partiakë.
Prapaskena e emërimit të Elisaveta Treskës drejtoreshë e Sanatoriumit zbulon një rrjet interesash që lidhin drejtoreshën e re me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe botën e biznesit të luksit.
Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska rezulton të jetë pronare e "ROYAL HILL" një resorti eventesh në Vorë. Mbesa e Salit Shpreda Breçani ka patur statusin administratore e këtij subjekti, i cili operon në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve.

Ajo që e bën këtë emërim "shumëngjyrësh" politikisht është fakti se në këtë sipërmarrje, Treska shfaqet si bashkëpunëtore e ngushtë me mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani.
Përveç kompleksit "Royal Hill" në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara një rrugicë para asaj që njihet si "Rruga e Salës". Ky fakt shton dyshimet se emërimi i saj në një post kaq të rëndësishëm publik nuk është thjesht çështje meritokracie teknike, por produkt i balancave mes elitës ekonomike dhe politike.

Kur bëhet fjalë për tendera, poste kyçe dhe menaxhim asetesh publike, ngjyrat partiake zbehen përpara ortakërive të vjetra në biznes.
Fakti që një person me lidhje kaq të drejtpërdrejta biznesi me familjarët e liderit të opozitës emërohet nga qeveria aktuale në krye të një prej spitaleve më rëndësishëm në vend, përforcon zërat për një marrëveshje nën rrogoz që mbron interesat e të dyja palëve.