Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të turpshme të ndodhur në ambientet e biznesit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:18, kur një mini-strehëz, e sapo blerë për të ofruar strehim për macet dhe qentë e rrugës gjatë ditëve me shi, është vjedhur nga një burrë.
Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë një person që, pasi sheh rreth e rrotull, merr strehëzën e vendos mbi biçikletë dhe më pas largohet.
Qytetari apelon që ngjarja të bëhet publike, duke theksuar se kjo është vetëm një nga episodet e shumta që pengojnë përpjekjet e tij për të ndihmuar kafshët në nevojë.
“Është e trishtë që përpjekjet tona për të ushqyer dhe kujdesur për kafshët e rrugës përballen me vjedhje të tilla,” shprehet qytetari, i cili kërkon ndërhyrjen e autoriteteve dhe ndihmën e komunitetit për të identifikuar hajdutin.