Në rrethin e Volës ka rënë ‘bomba’, a funksionon bashkia e Vlorës?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2026, 19:50

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video që tregon gjendjen alarmante të një aksi kryesor në qytetin e Vlorës, në zonën pranë Volës, i cili prej më shumë se dy muajsh është lënë totalisht në harresë nga Bashkia e Vlorës.

Sipas denoncimit, prej dy muajsh në këtë segment rrugor nuk është hedhur as asfalt, pavarësisht se bëhet fjalë për një aks të rëndësishëm që përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë dhe mjete. Gropa të shumta, asfalt i shkatërruar dhe mungesë totale ndërhyrjeje e kanë kthyer rrugën në një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Banorët shprehen të revoltuar, pasi jo vetëm që situata nuk po përmirësohet, por përkundrazi po përkeqësohet nga dita në ditë. Ata theksojnë se përgjegjësit për infrastrukturën dhe Bashkia e Vlorës me në krye Brunilda Mersini, duket se janë “në gjumë”, duke mos reaguar ndaj një problemi që kërkon zgjidhje urgjente.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe jo premtime të radhës, pasi ky aks nuk mund të vazhdojë të lihet në këtë gjendje të mjerueshme. Videoja e dërguar flet vetë dhe tregon qartë realitetin që autoritetet po zgjedhin ta injorojnë.

Mesazhi plotë i tij: “ Si jeni? Desha t’ju tregoja një video nga gjendja mbi 2 mujore e këtij aksi kryesor në Vlorë, rrethi i Volës. Ka 2 muaj që as një grusht asfalt nuk hedhin. Ndoshta duhet ta postoni ju, që t’i çoni nga gjumi këta!!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit