Kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.01.2026, 18:28

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të institucionit. Sipas mediave, Altin Dumani është emëruar në detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë. Ndërkohë, prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara emërohet në krye të seksionit kundër krimit të organizuar.

Më herët, departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko, e cila kishte zëvendësuar Arben Krajën. Ky i fundit e mbajti këtë detyrë për afro tre vite, menjëherë pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror i SPAK. Kraja ishte emëruar në këtë post nga pasuesi i tij, Altin Dumani, por më pas e la detyrën dhe u rikthye si prokuror i thjeshtë në SPAK, pas konflikteve të lidhura me drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deri më sot, seksioni i krimit të organizuar drejtohej nga prokurori Adnand Xholi, i cili vijon punën si prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara, i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore në bashkëpunim me antimafian italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit