Një video e pazakontë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një burrë nga Nigeria i drejtohet presidentit amerikan Donald Trump me një mesazh ironik dhe provokues.
Në pamjet që janë bërë virale, personi në fjalë shprehet se Nigeria nuk është as Venezuela dhe as Vietnami, duke paralajmëruar se në rast të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në vendin e tij, reagimi do të ishte i pazakontë: sipas tij, do të “lëshoheshin mushkonja” për të infektuar ushtarët amerikanë me malarie, gjë që, sipas deklaratës së tij, do të sillte 'vdekje të menjëhershme'.
Ai pretendon gjithashtu se në Nigeri nuk po ndodhin persekutime fetare dhe se të krishterët dhe myslimanët jetojnë në harmoni së bashku, duke e quajtur të pabazuar çdo justifikim për ndërhyrje nga SHBA.
Deklarata vjen pas paralajmërimeve të mëparshme nga Donald Trump lidhur me një ndërhyrje të mundshme amerikane për çështje të persekutimit fetar në Nigeri, por duhet theksuar se fjalët e personit në video janë vetëm qëndrime personale, pa asnjë konfirmim apo lidhje me institucione zyrtare.
Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e përdoruesve e kanë marrë me humor, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si propagandë apo deklaratë absurde.