Kristjan Asllani duket se e ka përfunduar eksperiencën e tij te Torino. Sipas mediave italiane, klubi “granata” nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 11.5 milionë euro për kartonin e mesfushorit në përfundim të sezonit dhe po planifikon rikthimin e tij te Interi, klub që zotëron të drejtat e lojtarit.
Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, ka lënë të kuptohet se për Asllanin mund të gjendet një alternativë tjetër, ndërsa diskutimet për të kanë nisur menjëherë pas lajmit për largimin nga Torino. Gazetari i njohur i merkatos, Nicolo Schira, bën me dije se Interi ia ka ofruar tashmë lojtarin Fiorentinës.
Skuadra nga Firence ndodhet në një fazë ristrukturimi, duke u ndarë nga futbollistët që nuk kanë përmbushur pritshmëritë, dhe është e hapur për përforcime në repartin e mesfushës.