Ura që lidh Margegajn me Shoshanin drejt shembjes, banorët dhe turistët në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2026, 16:17

Ura kryesore që lidh Margegajn me fshatin Shoshan, si dhe rrugën drejt Valbonës, ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas denoncimit të një qytetari, ura është dëmtuar seriozisht dhe rrezikon shembjen.

Banorët dhe turistët që kalojnë çdo ditë në këtë segment shprehen të shqetësuar, pasi ura është lënë prej kohësh pa ndërhyrje, ndërsa dëmtimet janë shtuar edhe më shumë së fundmi.

Ata thonë se situata paraqet rrezik real për përdoruesit, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është kryer nga bashkia për riparimin e saj.

Denoncimi i qytetarit:

Esht ura kryesore qe lidh margegaj shoshan ura qe shkon ne valbon ka kohe keshtu por tani esht hap me shum

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit