Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 28.12.2025, partitë e mëdha garuan me nga 110 kandidatë për deputetë.
Të dhënat preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), tregojnë se janë numëruar 96.16 % e kutive të votimit.
banner Rrjedhimisht, gjasat që të ketë ndryshime të mëdha në renditjen e kandidatëve për deptuetë janë të pakta.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, 10 kandidatët që janë të listuar të fundit për nga numri i votave të fituara janë:
101. Gazmend Krasniqi – 9,421 vota 102. Majlinda Nushi-Limani – 8,650 vota 103. Burim Mehmeti – 8,424 vota 104. Selman Sokolaj – 8,073 vota 105. Diana Qarkaxhija – 7,926 vota 106. Shefqet Gjocaj – 7,836 vota 107. Hamdi Bytyçi – 7,601 vota 108. Rea Krasniqi – 7,258 vota 109. Kaltrina Gruda – 6,940 vota 110. Adelina Veliji – 4,175 vota
Në fund të listës së PDK-së janë:
101. Jehonë Jashari-Miftari – 2,438 vota 102. Avni Hasallari – 2,437 vota 103. Besarta Nurçaj-Osmanaj – 2,213 vota 104. Sami Hoti – 2,013 vota 105. Diana Shehu-Divaja – 1,770 vota 106. Antigona Gashi – 1,660 vota 107. Mustafë Krasniqi – 1,524 vota 108. Agron Paçarizi – 1,523 vota 109. Izmir Zeqiri – 1,276 vota 110. Dafina Broqi – 1,010 vota
Nga LDK, kandidatët më pak të votuar janë:
101. Muharrem Asllani – 1,550 vota 102. Agim Kastrati – 1,456 vota 103. Jasemin Bujari – 1,215 vota 104. Nafije Rusinovci – 1,167 vota 105. Isak Uka – 1,125 vota 106. Sevdije Abazi – 1,123 vota 107. Dafina Zeka – 1,038 vota 108. Kimete Kuka-Hasallari – 984 vota 109. Roni Kosmann – 860 vota 110. Gafurr Ibrahimi – 787 vota
E kandidatët që morën më së paku vota në listën e AAK-së janë:
101. Anjeza Tahiri – 446 vota 102. Dashurije Bislimi – 426 vota 103. Xhelal Krasniqi – 424 vota 104. Albina Buzolli – 413 vota 105. Adelina Mehmeti – 407 vota 106. Bilall Bushi – 361 vota 107. Bujar Tafili – 352 vota 108. Bashkim Budakova – 345 vota 109. Agnesë Mazreku – 323 vota 110. Vjollca Vokrri – 308 vota
Këto të dhëna janë preliminare, për shkak se KQZ ende nuk i ka shpallur rezultatet përfundimtare. Kjo pritet të bëhet pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht
Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.50% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.49%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.37% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.55%.
Numërimi ka përfunduar në të gjitha vendvotimet e rregullta dhe në vendvotimet nga përfaqësitë diplomatike, ndërkaq sipas KQZ-së, janë numëruar 72.83 % e votave me postë. Numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta nuk ka filluar ende.
Bazuar në rezultatet e tanishme, LVV siguron 56 mandate në Kuvend, PDK 23, LDK 15, AAK 6, dhe komunitetet joshumicë 20 ulëset tjera.
Në linkun e KQZ-së në të cilin paraqiten rezultatet preliminare, thuhet se janë numëruar 95.87% të kutive të votimit.
Për dallim nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, në zgjedhjet e rregullta që u mbanë në shkurt 2025, LVV pati marrë 42.30% të votave apo 48 deputetë, PDK 20.95% apo 24 deputetë, LDK 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.
Rënien më të madhe del se e ka pësuar LDK-ja, për çka kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se menjëherë do ta thërras Kuvendin e LDK-së, ndonëse ende s’e ka bërë këtë.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086.
Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur më 27 dhjetor.
Procesi zgjedhor jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të KQZ-së. Atje patën të drejtë vote, 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike.