“O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2026, 13:56

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 30 dhjetor në fshatin Piskupat, ku një vajzë 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë pas një abuzimi seksual. Autori i dyshuar, 67-vjeçari Rushan Selko, ndodhet tashmë në pranga.

E mitura u dërgua në spital nga prindërit e saj, pas ndryshimeve fizike të vërejtura, ku mjekët konfirmuan se ajo ishte 22 javëshe shtatzënë.

Gjyshi i vajzës, gjatë një interviste televizive kërkoi drejtësi:

Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt. Duam që shteti të marrë masat dhe të zbatojë ligjin me të. Ndryshe do na lërë në sherr tërë jetën me të.

Mësohet se dy familjet kishin kontakte të afërta, dhe se autori së bashku me bashkëshorten e tij shpesh urdhëronin vajzën për ndihmë, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm për të miturën.

Autoritetet vijojnë hetimet për këtë rast të rëndë, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit