Ujësjellës Kanalizime kryen punime dhe s’pyet për pasojat: Rrugët lihen në mjerim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2026, 13:21

Pas punimeve të kryera nga Ujësjellës-Kanalizime pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, rruga në këtë zonë vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Banorët e zonës shprehen se punimet janë mbyllur dy javë më parë, por rruga është e mbuluar vetëm me çakull, pa asnjë rikonstruksion apo asfaltim, siç parashikon ligji.

Qytetari që ka dërguar denoncimin shprehet se kjo gjendje krijon shqetësime të mëdha për zonën, një prej më të shtrenjtave në kryeqytet dhe tregon mungesë përgjegjshmërie nga institucionet përgjegjëse.

Ai thotë se rruga duket sikur është ende nga shekulli i 19-të, duke kritikuar mënyrën e funksionimit të bashkisë së Tiranës dhe institucioneve nën varësinë e saj.

Denoncimi nxjerr në pah nevojën për të përmbushur detyrimet ligjore pas çdo punimi dhe për të garantuar kushte të sigurta dhe të përshtatshme për qarkullimin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit