Qytetarja: Drejtori i spitalit Shkodër jep urdhër të mbyllin pacientët me çelës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2026, 20:45

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një praktikë të pazakontë që po ndodh në spitalin e qytetit.

Ajo tregon se dyert e spitalit mbyllen me çelësa, ndërkohë që ashensorët nuk punojnë. Kjo gjë kufizon lëvizjen e pacientëve dhe të afërmve të tyre që shkojnë për vizita.

Qytetarja shprehet se njerëzit janë në hall me këtë situatë, pasi në rast tërmeti apo zjarri, të gjithë mbeten të bllokuar brenda pa pasur asnjë mundësi për t’u larguar. Sipas denoncimit, mjekët dhe infermierët janë shumë arrogantë, ndërkohë që kur i kanë pyetur se përse mbyllen dyert, përgjigjja ka qenë: “Është urdhër i drejtorit”.

Në pamje mund të shihet se njëra prej dyerve është e mbyllur me shul dhe çelës, ndërkohë që në derën e ashensorit që nuk punon shkruhet “Hyrja është vetëm për të sëmurët me karroca ose barela.”

Më poshtë mesazhi i plotë i mbërritur në redaksi:

"Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj një rast ju lutem ta publikoni se është shumë e rëndësishme. Në spitalin rajonal të Shkodrës i mbyllin dyert e shkallëve të spitalit, ndërkohë që përveç familjarëve dhe pacientëve, as pacientët vetë nuk kanë nga të dalin e të vijnë. Kjo ndodh në një kohë kur as ashensori që është vendosur me demek, nuk punon. Tjetri është për mjekët!

Si mund të bëhet një gjë e tillë ndërkohë që njerëzit janë në hall e pacientët i mbyllin brenda si minj pa marrë parasysh se larg qoftë mund të ndodhë një rast tërmeti apo zjarri dhe njerëzit nuk dinë nga të ikin.

Pa përmendur kushtet e qelbura dhe arrogancën e mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë që këto justifikohen që urdhërin e ka dhënë drejtori, ndërkohë që edhe mjekët vetë bërtasin për këtë budallallëk.

Video është bërë tani para disa minutash, ndërkohë dyert i kanë mbyllur që në orën 4 e pak pasditen. Ju lutem publikojeni se është rast alarmues për qytetarët."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit