Ky moment u publikua për herë të parë në JOQ më 5 janar 2023 dhe sot rikthehet në vëmendje për të na kujtuar se humanizmi ende ekziston. Një djalë, duke parë një vajzë të pastrehë pas hekurave të një parku argëtues, teksa shikonte lodrat pa pasur mundësi t’i provonte, vendosi të mos kalojë indiferent.
Ai i pagoi biletën dhe e futi brenda, duke i dhuruar disa minuta gëzim dhe një copëz fëmijërie që asaj i mungonte. Ky gjest i vogël në dukje kishte një peshë të madhe shpirtërore. Nuk ishte thjesht një biletë apo argëtim, por një akt dinjiteti, një buzëqeshje e sinqertë dhe një ndjesi barazie mes fëmijëve. Pa interes personal, gjesti i djalit tregoi se ndonjëherë mjafton pak për të ndryshuar ditën apo edhe jetën e dikujt.
Rikthimi në vëmendje i këtyre veprave të vogla, por me peshë të madhe njerëzore, është një thirrje për të gjithë ne. Në një jetë para së cilës nuk jemi të gjithë të barabartë, këto gjeste na ngrohin zemrat dhe na kujtojnë se kemi ende fuqinë të bëjmë mirë. Sepse bota nuk ndryshohet vetëm me fjalë, por me vepra të mira, sot, nesër dhe gjithmonë.