Shërbimi i neurologjisë në Tiranë po përballet me probleme serioze që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Sipas burimeve brenda spitalit, materialet laboratorike nuk ruhen në mënyrë të sigurt, dhe këtu përfshihen edhe materiale që mund të jenë kontaminuese.
Edhe pse këto materiale duhet të ruhen në vende të posaçme për të mos rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe stafit, ato lihen jashtë koshave përkatës duke rrezikuar jetën e pacientëve që kryejnë shërbimet e nevojshme.
Gjithashtu, pajisja e astrupogramës thuhet se është jashtë funksionit prej rreth katër muajsh, si në shërbimin neurovaskular, ashtu edhe në neurokirurgji. Kjo pajisje është jetike për analizat e shpejta të oksigjenit, elektroliteve dhe gazrave në gjak, të cilat janë thelbësore për trajtimin e pacientëve kritikë, përfshirë ata me stroke.
Mjekët raportojnë se pavarësisht që ka aparate në dispozicion, nuk mund të kryejnë analizat për shkak të mungesës së filtrave ose pajisjeve të tjera të nevojshme. Si pasojë, pacientët duhet të dërgohen në laboratorë qendrorë, duke vonuar rezultatet për disa orë dhe rrezikuar shëndetin e tyre.
Situata kërkon vëmendje të menjëhershme për të siguruar kushte të sigurta dhe për të parandaluar pasoja tragjike tek pacientët. Ministrja e Shëndetësisë duhet të kthejë sytë edhe nga ky repart i QSUT-të pasi shqiptarët nuk po marrin shërbimin e duhur spitalor edhe pse paguajnë taksa e mjekët me radhë.
Denoncimi i qytetarit:
Shikoni pastertine ne sherbimin neurologji,tirane. Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Ato jane materiale kontaminuese. Duhet te ruhen ne vende te posacme jo te rrezikojne shendetin e njerezve. Duhet te ruhen ne vende te posacme jo te rrezikojne shendetin e njerezve
Gjithashtu ka 4 muaj qe nuk punon astrupograma as ne sherbimin neurovaskular as ne neurokirurgji,njerezit po vdesin per shkak te mungese se HGA qe eshte JETIKE per analizat e shpejta per saturimin e oksigjenit,elektrolite dhe gazet ne gjak. Si stroke dhe neurokirurgjia kane aparat astrupi po nuk duan te bejme me dhe thone nuk kemi filter a ku di une,i semuri e zeme i bie oksigjeni direkt dhe ata thone cojeni ne laborator qendor,ai ka tubat e vet qe ne s’i kemi dhe do 2 ore te niset gjaku e te pritet analiza,te lutem mos me publiko si staf se me heqin nga puna,as me foto ju lutem