Aksident me vdekje në aksin ‘Peqin-Elbasan’, humb jetën këmbësorja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2026, 11:48

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh. Sipas informacionit paraprak, makina me drejtues 59-vjeçarin me iniciale A. H. dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasen 46-vjeçare N. S., e cila për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë A. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e viktimës.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ndërkohë që apelohet për kujdes maksimal të drejtuesve të mjeteve në këtë aks rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit