Pranë Ministrisë së Kulturës dhe në pjesën e pasme të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë është bllokuar një pusetë e ujërave të zeza, duke bërë që mbetjet të dalin në sipërfaqe.
Si pasojë, zona është përfshirë nga erë e rëndë dhe ndotje, duke krijuar rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Sipas banorëve të zonës, problemi ka ardhur për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së kanalizimeve dhe shkarkimeve të pakontrolluara, të cilat, sipas tyre, janë lënë prej kohësh pa ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Qytetarët shprehen se situata është bërë e padurueshme, duke i detyruar disa prej tyre të largohen përkohësisht nga banesat për shkak të erës së rëndë dhe kushteve të papërshtatshme.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për zhbllokimin e kanalizimeve dhe parandalimin e ndotjes së mëtejshme në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Prane ministrise se kultures dhe njekohesisht mbrapa drejtorise qarkullimit tirane, esht blookuar puseta e ujrave te zeza dhe ka dal cdo lloj infeksioni n siperfaqe duke qen se nuk jan kujdes per shkarkimet dhe kanalizimet thkesht i kan lene ne meshir te fatit. U largova ika nga shpia se na qelbi era e ktyre aristokratve qe ndertojn dhe derdhin kanalizimet n rrug