Berisha: Ramën nuk do ta arrestojnë Forcat Delta të Amerikës, do ta ndëshkojë PD

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2026, 11:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama, ndryshe nga rasti i Nicolas Maduros, nuk do të rrëzohet nga ndërhyrje të jashtme, por nga qytetarët shqiptarë.

Është populli shqiptar, opozita shqiptare, që do t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar. Unë e kam përshëndetur arrestimin e Maduros dhe ndëshkimin e tij, si një fitore për njerëzit e lirë, por nuk kam deklaruar ndonjëherë se Forcat Delta do të vijnë ta arrestojnë.”, tha Berisha.

Kujtojmë se PD me Berishën në krye ka zhvilluar shumë protesta, por pa asnjë rezultat konkret. Këto tubime janë shoqëruar me 3 ore fjalime të deputetëve demokratë dhe vetë Berishës dhe më pas me 3 molotovë që hedhin në derë të kryeministrisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit