Një qytetar ka denoncuar një situatë tejet shqetësuese në autostradë, konkretisht në aksin nga Levani drejt Fierit.
Sipas denoncimit, një automjet ka hyrë dhe ka qarkulluar në sens të kundërt, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Qytetari shprehet se shoferja ka vazhduar lëvizjen në kundërvajtje, duke krijuar panik dhe rrezik për aksidente të rënda, ndërsa drejtuesit e tjerë janë detyruar të hapin krahun për të shmangur përplasjen.
Ai thotë se është e turpshme që disa drejtues mjetesh nuk dinë të lexojnë apo të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi sigurinë rrugore dhe nevojën për më shumë kontroll e ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve.
Denoncimi i qytetarit:
Kjo eshte skandaloze Ne autostrad botja ne aksin nga levani ne fier kjo eshte futur totalisht kundravajtje te mer tjetra ne qaf apo ste mer. Hapi krahun e ishalla nuk leviz se do mari rob ne qaf. E turpshme marin makina e nuk din as te dallijne sinjalistiken