Presidenti amerikan paralajmëron: Pas Venezuelës, jemi gati për një mision në Kolumbi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.01.2026, 09:28

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “në krye” të situatës në Venezuelë pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro. Ai theksoi se Uashingtoni ka qenë i përgatitur për veprime të mëtejshme ushtarake, por deri tani nuk kanë qenë të nevojshme, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë “nëse nuk sillen siç duhet”.

Trump përsëriti se SHBA-të “kanë kontrollin” dhe shtoi se Kuba është “gati të bjerë”, duke argumentuar se Havana do ta kishte të vështirë të mbijetonte pa naftën e subvencionuar venezueliane. Ai paralajmëroi gjithashtu presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, se SHBA-të mund të dërgojnë një “mision amerikan” të ngjashëm me atë që çoi në kapjen e Maduro-s, duke përdorur tone të ashpra ndaj udhëheqjes kolumbiane.

Në një tjetër deklaratë, Trump ritheksoi se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe se edhe Bashkimi Europian “ka nevojë për të”, për shkak të pranisë ruse dhe kineze në rajon. Duke u rikthyer te Venezuela, ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për akses të plotë në naftën dhe burimet e tjera të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit