Ra nga ballkoni i banesës, humb jetën tragjikisht gruaja në Sarandë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2026, 23:43

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Sarandës, ku një grua e moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në një pallat të lagjes nr. 3. Viktima është identifikuar si Selfije Demani, 85 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve, e moshuara ka pësuar fraktura të shumta, dëmtime në të dy gjunjët, në zonën e legenit si edhe dëmtime në mushkëri. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të gjendjes kritike, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në momentin e ngjarjes 85-vjeçarja ndodhej e vetme në banesë, kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me ndihmën e patericave. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo dyshohet se vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe po punon në dy pista, atë të një aksidenti të mundshëm dhe atë të vetëvrasjes, ndërsa pritet më shumë informacion nga hetimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit