Qeni masakrohet për vdekje me sëpatë, policia lë të lirë agresorin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2026, 18:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonj, Gjirokastër, ku një qytetar denoncon se qeni i tij u godit me sëpatë nga një person i identifikuar si Rrahim Celi. Sipas denoncimit, ndërsa kafshët po grindeshin, Celi nuk ndërhyri për t’i ndalur ose për t’i qetësuar, por përdori dhunë fizike ndaj qenit duke e goditur me sëpatë, derisa e la të vdekur.

Pas ngjarjes, qytetari ka kontaktuar menjëherë policinë, e cila mbajti autorin për rreth 3-4 orë, por më pas e liroi pa marrë asnjë masë ndëshkimore reale. Ky veprim ka ngjallur kritika dhe shqetësim, duke treguar një indiferencë të papranueshme ndaj dhunës ndaj kafshëve dhe mungesë përgjegjësie nga ana e autoriteteve.

Qytetari kërkon drejtësi dhe reagim të menjëhershëm, duke theksuar se indiferenca ndaj dhunës është e papranueshme dhe se mungesa e veprimeve konkrete mund të inkurajojë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Mesazhi plotë i tij: “ Përshëndetje JOQ, dua të bëj një denoncim. Jam një qytetar nga fshati Kolonj, i Gjirokastrës. Një person me emrin Rrahim Celi më ka qëlluar qenin me sëpatë, sepse qentë po hanin njëri-tjetrin. Ky person nuk shkoi t’i ndante ose t’u fliste, por erdhi dhe qëlloi qenin. Qeni u lëndua. Bëra denoncim dhe policia erdhi, e mori dhe e mbajtën 3-4 orë, por më pas e liruan. Tani unë dua drejtësi për këtë njeri dhe për shtetin që nuk mori asnjë masë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit