Transgjinoret tajlandeze bëjnë për spital indianin që s’i pagoi për ‘shërbimin’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2026, 21:27

Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e njohur 'Walking Street' në Pattaya të Tajlandës, ku një turist indian është dhunuar nga disa transgjinorë, pas një mosmarrëveshjeje për pagesën e një “shërbimi”.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një shtetas indian 52-vjeçar, i identifikuar si Raj Jasuja, i cili në pamjet që po qarkullojnë në rrjet shihet duke u konfliktuar me disa transgjinorë, të cilët i kërkonin pagesën e një shume parash.

Raportohet se pasi ai ka refuzuar të paguajë dhe ka tentuar të largohet me makinë, situata është përshkallëzuar. Personat e përfshirë e kanë nxjerrë me forcë nga automjeti dhe e kanë goditur, ndërsa në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë të pranishëm në zonë.

Sipas një raportimi të medias tajlandeze Thaiger, ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë gjetur 52-vjeçarin me dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës. Atij i është dhënë ndihma e parë në vend dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Pattamakun për trajtim të mëtejshëm.

Një dëshmitar 19-vjeçar ka deklaruar për shërbimet e emergjencës se fillimisht ka parë një debat verbal mes turistit indian dhe një personi transgjinor pranë hyrjes së Walking Street, i cili më pas është kthyer në konflikt fizik, duke përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas tij, shkaku i sherrit lidhej me mospagimin e shumës së rënë dakord për “shërbimin”.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit