Torovicë: Digjen të gjitha pajisjet e transformatorit: Kemi dy ditë pa drita, OSHEE s’merr masa!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.01.2026, 19:47

Banorët e Torovicës në Lezhë po përballen prej dy ditësh me mungesë totale të energjisë elektrike, ndërkohë që askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë masa për zgjidhjen e situatës.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shkaku i ndërprerjes është djegia e plotë e pajisjeve të transformatorit, përfshirë edhe paketat shpërndarëse. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura nga banorët, asnjë ndërhyrje nuk është bërë deri tani, duke lënë zonën në errësirë dhe pa asnjë informacion zyrtar.

Situata është bërë e papranueshme, sidomos në mes të dimrit, ku mungesa e energjisë ndikon drejtpërdrejt në ngrohje, ushqim dhe jetesën e përditshme. Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e autoriteteve, të cilat duket se reagojnë vetëm kur situatat bëhen virale.

JOQ Albania i bën thirrje OSHEE dhe institucioneve përkatëse që të reagojnë urgjentisht dhe të japin një zgjidhje konkrete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit