Durrës: Makina përplas për vdekje një burrë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2026, 19:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një burrë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë e aksidentit ka mbetur një burrë 60-vjeçar, i cili dyshohet se ishte punonjës i një parkimi aty pranë.

Aksidenti është regjistruar në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, në afërsi të portit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit