41.3% e familjeve shqiptare në SHBA përfitojnë ndihmë sociale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.01.2026, 18:35

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth një listë me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, të ndara sipas vendeve të origjinës.

Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në të njëjtën listë përfshihet edhe Kosova, e cila rezulton me një përqindje edhe më të lartë, 46% të familjeve që marrin asistencë sociale.

Të dhënat janë paraqitur në tabela me titullin “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku renditet përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale në SHBA.

Në krahasim me shtete të tjera, Shqipëria renditet mbi pragun 40%, por me një përqindje më të ulët se disa vende të rajonit dhe më gjerë. Në listë, ajo pozicionohet pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami, të cilat kanë nivele të ngjashme përfitimi nga asistenca sociale.

Publikimi i këtyre të dhënave vjen në vazhdën e qëndrimeve të njohura të Donald Trump mbi emigracionin dhe politikat e ndihmës sociale, tema që kanë qenë shpesh pjesë e debatit publik dhe politik në SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit