Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin për një godinë të braktisur pranë pallatit ku banon, e cila po kthehet në një problem serioz për komunitetin. Sipas tij, ndërtesa gjysmë e shkatërruar është kthyer në një “banjo publike”, ku disa persona të moshuar kryejnë nevojat e tyre personale.
Qytetari shprehet se kjo situatë ndodh çdo ditë dhe fëmijët që kalojnë pranë ndërtesës janë dëshmitarë të skenave të pakëndshme, duke rritur shqetësimin për higjienën dhe sigurinë në zonë.
Ai apelon për ndërhyrjen e autoriteteve lokale për të rregulluar ose siguruar godinën, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i situatës dhe të mbrohet komuniteti.