Shtyllat e stadiumit rrezikojnë vlonjatët, Mersini s’merr asnjë masë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.01.2026, 15:05

Një qytetar nga Vlora ka dërguar pranë redaksisë sonë një video shqetësuese që tregon gjendjen e shtyllave të ndriçimit në stadiumin “Flamurtari”. Pamjet tregojnë se njëra prej shtyllave, në momentin që era frynë, lëkundet rrezikshëm dhe duket se mund të rrëzohet çdo moment, duke rrezikuar sigurinë e vlonjatëve.

Situata ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë e institucioneve lokale. Shtyllat janë pjesë e infrastrukturës publike që duhet të monitorohet dhe mirëmbahen rregullisht. Injorimi i këtyre paralajmërimeve mund të çojë në aksidente të rënda.

Megjithatë, deri më tani duket se nuk janë ndërmarrë masa konkrete për të siguruar stabilitetin e shtyllave. Bashkia e qytetit ka përgjegjësinë të reagojë menjëherë, të kryejë inspektime dhe të sigurojë që infrastrukturat publike të jenë të sigurta për qytetarët.

Qytetarët e Vlorës presin veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata, për të parandaluar 'fatkeqësitë natyrore' siç i quan situata të tilla kryebashkiakja Mersini. Siguria e njerëzve duhet të jetë prioritet, përpara çdo konsiderate tjetër administrative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit