Shtoj i Ri prej vitesh pa drita sa prishet moti, OSHEE asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2026, 15:12

Banorët e Shtoj i Ri në Shkodër përballen prej vitesh me probleme të vazhdueshme të energjisë elektrike. Sipas tyre, çdo herë që bie pak shi ose fryn erë, energjia ndërpritet menjëherë, duke krijuar vështirësi të mëdha, pasi mungesa e rrymës ndikon direkt edhe në furnizimin me ujë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE dhe shpresojnë se denoncimi i tyre publik do të tërheqë vëmendjen për një zgjidhje të qëndrueshme. Ata theksojnë se situata është e papranueshme dhe se jetesa e përditshme bëhet gjithnjë e më e vështirë për familjet e zonës.

"Përshëndetje! Shpresoj të jeni mirë. Nëse është e mundur, do të dëshironim që të bëni një postim në lidhje me gjendjen problematike të energjisë elektrike në një nga zonat periferike të Shkodrës, konkretisht në Shtoj i Ri. Ky është një problem i vazhdueshëm prej vitesh, sapo fillon pak shi ose fryn erë, energjia elektrike ndërpritet menjëherë. Duke pasur parasysh se mungesa e energjisë sjell automatikisht edhe mungesën e ujit, krijohet një situatë e vështirë dhe e papranueshme për banorët e zonës. Do të ishte shumë e vlefshme që ky shqetësim të bëhej publik, me shpresën se institucionet përkatëse do të marrin masa për një zgjidhje të qëndrueshme", shkruan banori për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit