Ali Avdolli, 82-vjeçari nga Elbasani, i cili rezultonte i humbur që prej mbrëmjes së 31 dhjetorit, është gjetur i pajetë.
82-vjeçari që vuante nga demenca ishte larguar nga banesa e tij në lagjen “5 Maji” rreth orës 10:00 të paradites së 31 dhjetorit, por nuk ishte kthyer më.
Ditën e sotme, gjyshi 82-vjeçar është gjetur i pajetë, në rrethana ende të paqarta.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, datë 5 janar.