Arlinda Pogaj i bën dhuratë për Vit të Ri fiksimit Gent Kreka 1.2 Miliard Lekë nga paratë e popullit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2026, 14:28

Duket se fiksimi i drejtoreshës së Blerjeve të Përqendruara Arlinda Pogaj është zhvendosur nga Blendi Gonxhe tek Gentian Kreka, duke qenë se ky i fundit është shndërruar në një nga klientët e preferuar të drejtoreshës në dhurimin e parave publike.

Një tender me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence me vlerë mbi 1.2 Miliard Lekë pa TVSH i është dhënë dhuratë për Vit të ri nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për llogari të QSUT “Nënë Tereza”, për furnizim me materiale dhe barna për dializë peritoneale Gent Krekës së INCOMED. Në garë ka marrë pjesë vetëm kjo kompani.

Kjo kompani ka qenë në pronësi edhe të Edi Grabockës dhe Artur Qirjakos i cili ia ka shitur aksionet e një kompanie që përfiton miliarda për vetëm 500 mijë lekë të vjetra.

Dr. Ditila Doracaj, Drejtoresha e Shitjeve në INCOMED, endokrinologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë e cila, përveç pagës në universitet, thuhet se përfiton edhe pagesë mujore mbi 5 mijë euro nga INCOMED për shërbime shitjeje dhe lobimi.

Dr. Edi Grabocka, Farmakolog, bashkëshorti i Doracajt, po ashtu pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe drejtor furnizimi në INCOMED është emër i njohur në tregun e barnave përmes INTERMED.

Pronari aktual Gentian Kreka është mjek nga Korça, bashkëthemelues i INCOMED në vitin 2009 bashkë me Grabockën.

Sipas burimeve, Kreka dhe Grabocka kanë ndërtuar një skemë ku njëri vepron nga brenda institucioneve publike dhe universitare, ndërsa tjetri nga tregu privat, duke krijuar një rrjet ndikimi për të kapur tenderë në shëndetësi.

Në mjediset spitalore qarkullojnë prej kohësh akuza se INCOMED ka furnizuar spitale me antibiotikë të dyshimtë në cilësi, barna të blera me çmime të ulëta nga tregje të pasigurta, medikamente me probleme në dokumentacion ose afate skadence.

Dializa, antibiotikët dhe barnat trajtohen nga mjekët e shtetit si mallra luksi e jo çështje jete a vdekjeje. Çdo abuzim në këtë sektor është krim shëndetësor dhe duhet vënë nën hetim primar nga drejtuesi i ri i SPAK.

JOQ do të vijojë investigimet e bërjet publike të lidhjeve të bandës multi-milionëshe të INCOMED nga paratë publike dhe çdo institucioni të shëndetësisë me kontraktuesit e tjerë privatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit