Kolumbia feston kapjen e Maduros nga SHBA-të, qindra venezuelianë u mblodhën në sheshet kryesore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2026, 14:25

Tetë milionë venezuelianë që u larguan nga vendi për shkak të krizës ekonomike dhe represionit nën drejtimin e Nicolas Maduros u mblodhën të shtunën në qytete të ndryshme të botës për të festuar rrëzimin e tij nga forcat amerikane. Tubime të mëdha u mbajtën në Santiago të Kilit, Miami, Madrid, Panama City dhe Bogota, ku emigrantët valëvitën flamujt venezuelianë dhe shprehën shpresën për t’u kthyer më në fund në atdhe. Shumë prej tyre e cilësuan ngjarjen si fundin e një diktature që i kishte detyruar të largoheshin.

Sipas mediave ndërkombëtare, Maduro u arrestua në një operacion ushtarak amerikan dhe pritet të dërgohet në Nju Jork për t’u gjykuar për akuza të lidhura me trafik droge. Ish-presidenti kishte pretenduar fitore në zgjedhjet e viteve 2018 dhe 2024, të cilat u hodhën poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si të manipuluara. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të administrojnë përkohësisht Venezuelën deri në një transferim të pushtetit.

Ndërsa shumica e emigrantëve festuan zhvillimin, jo të gjithë e panë ndërhyrjen amerikane pozitivisht. Në Mexico City, dhjetëra persona protestuan pranë ambasadës amerikane, duke e cilësuar ndërhyrjen si shkelje të sovranitetit të Venezuelës. E ardhmja politike e vendit mbetet e pasigurt, ndërsa venezuelianët shpresojnë se pas viteve të krizës do të hapet një kapitull i ri stabiliteti dhe rikthimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit