Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” në Petrelë.
Një autobus ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, drejtuesi i autobusit, shtetasi Ndriçim Hidri 56 vjeç, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Viktima është identifikuar si shtetasi Zaim Ismaili 46 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit.
Policia bën me dije se po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.