Tentoi të kalonte lumin Mat dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2026, 10:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit.

Një 66-vjeçar humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e fortë e lumit Mat.

Viktima, Xhemal Zhuku, po tentonte të kalonte lumin kur u rrëmbye nga uji.

Trupi i pajetë i tij u gjet disa kilometra më larg vendit të ngjarjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kërkimin e tij morën pjesë familjarët, banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në kalimin e lumit, veçanërisht pas reshjeve që kanë rritur rrjedhën e ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit