Arrestimi të Maduro-s, Gjykata e Lartë e Venezuelës emëron presidente të përkohshme Delcy Rodriguez

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.01.2026, 09:12

Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez të marrë përsipër detyrat dhe kompetencat e presidentit, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi u njoftua në orët e para të së dielës, me arsyetimin se Maduro ndodhet në një “paaftësi thelbësore dhe të përkohshme për të ushtruar detyrat e tij”.

Sipas urdhrit, i cili u lexua nga gjyqtarja Tania D’Amelio gjatë një seance të transmetuar nga televizioni shtetëror VTV, Rodríguez do të ushtrojë si presidente në detyrë të gjitha pushtetet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga posti i presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes së vendit. Kushtetuta e Venezuelës parashikon se, në rast mungese të përkohshme ose përfundimtare të presidentit, zëvendëspresidenti merr drejtimin e shtetit.

Ndërkohë, një ditë më parë, presidenti venezuelian Nicolás Maduro u arrestua nga forcat amerikane në një operacion të urdhëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Maduro përballet me një sërë akuzash, përfshirë komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim dhe shpërndarje droge, përdorim të armëve të rënda gjatë krimeve të drogës, si edhe konfiskim pasurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit