Aksident në bypass-in e Fierit, furgoni godet nga pas automjetin!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.01.2026, 22:40

Një aksident ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar, ku janë përplasur një furgon dhe një automjet. Sipas informacioneve paraprake, furgoni ka goditur nga pas automjetin, të cilët po lëviznin në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njëri nga drejtuesit e mjeteve është shoqëruar për verifikime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit