Bashkia e Pogradecit pastron kanalet nga njëra anë, por mbeturinat i hedh nga ana tjetër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.01.2026, 22:27

Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, pasi në fshatin Guras-Zagorcan, Pogradec, para disa ditësh u raportua një pastrim i kanaleve nga autoritetet lokale. Por, sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, mbeturinat janë lënë aty, pa u larguar realisht. Bidonat dhe mbeturinat e tjera duken të shpërndara përgjatë kanaleve, duke dëshmuar një mungesë totale serioziteti dhe përgjegjësie nga institucionet përgjegjëse.

Banorët e zonës shprehin pakënaqësi dhe indinjatë, duke vënë në dukje se përpjekjet e kryera janë vetëm sa për “sy e faqe”, për foto në rrjetet sociale, pa asnjë plan afatgjatë për mirëmbajtjen e kanaleve. Situata e krijuar rrezikon jo vetëm higjienën, por edhe sigurinë e banorëve, veçanërisht gjatë këtyre ditëve me reshje.

Pastrimi i kanaleve nuk mund të jetë një akt formal, që përfundon vetëm me zhvendosjen e mbeturinave. Ai duhet të shoqërohet me heqje të plotë të mbeturinave, monitorim të vazhdueshëm dhe masa ligjore ndaj atyre që e ndotin mjedisin.

Mesazhi plotë: “Para disa ditëve kanë pastruar kanalet, dhe pikërisht i kanë lënë aty, nuk i kanë hequr. Kjo ndodhet në një fshat të Pogradecit, Guras-Zagorcan.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit