Një situatë alarmante po ndodh në aksin rrugor Skuraj–Burrel, në zonën e Shkopetit, pranë Tunelit të Vogël. Sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, vazhdon preria masive e pyjeve, ku në video duken edhe kafshët që përdoren për transportimin e drurëve të prerë.
Kjo situatë paraqet një rrezik të madh jo vetëm për mjedisin, por edhe për jetën e banorëve dhe të udhëtarëve që kalojnë në këtë zonë. Gurët dhe dherat rrezikojnë të shemben në rrugë, duke kërcënuar seriozisht sigurinë e qytetarëve.
Megjithatë, Njësia Administrative Ulëz nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e këtyre prerjeve të paligjshme. Mosveprimi i autoriteteve lokale përbën një shqetësim të madh për komunitetin dhe për ruajtjen e pyjeve, të cilat janë burim jetësor për zonën dhe biodiversitetin e saj.
Kjo situatë kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse, ndalimi i prerjeve të paligjshme duhet të jenë prioritet i menjëhershëm. Pa veprime konkrete, rreziku do të rritet dhe pasojat mund të jenë katastrofike për njerëzit dhe natyrën përreth.
Mesazhi i plotë: “ Mirëmbrëma JOQ! Po na rrezikohet jeta nga shembja e gurëve. Në aksin Skuraj–Burrel, tek Tuneli i Vogël në Shkopet, ka vazhduar prerja masive e pyjeve, ku në video duken edhe kafshët që transportojnë drurët. Njësia Administrative Ulëz nuk merr asnjë masë për parandalimin e prerjeve! “