Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.01.2026, 21:02

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në videon e siguruar nga redaksia e JOQ Albania, shihet mjeti i ndaluar në anë të rrugës teksa po digjet, ndërsa retë e tymit kanë mbuluar zonën përreth.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi dhe pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga makina sapo kanë pikasur shkëndijat e para të zjarrit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit