Aksident në Fier/ Makina përplas dy këmbësorë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.01.2026, 20:25

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Petovës, pranë repartit të FNSH-së, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një çift bashkëshortësh, të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes së fortë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit