Kapja e Maduros, Trump paralajmëron presidentin e Kolumbisë: Të kujdeset për b*thën e vet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.01.2026, 20:36

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, vetëm pak kohë pas operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s.

Gjatë një konference për shtyp, Trump deklaroi se Petro “duhet të ruajë veten”, duke e akuzuar Kolumbinë për prodhim dhe trafik të drogës drejt Shteteve të Bashkuara.

“Ai po prodhon kokainë dhe po e dërgon në Shtetet e Bashkuara, ndaj duhet të ketë kujdes për b*thën e vet,” u shpreh Trump, në një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta në rajon.

Nga ana e tij, presidenti kolumbian Gustavo Petro e dënoi ashpër ndërhyrjen amerikane në Venezuelë, duke e cilësuar atë si “një sulm ndaj sovranitetit të Amerikës Latine”. Petro paralajmëroi se veprimet e Uashingtonit mund të çojnë në një krizë të re humanitare në rajon.

Deklaratat e Trump shihen si një përshkallëzim i qartë i tensioneve mes SHBA-së dhe disa vendeve të Amerikës Latine, pas kapjes së Maduro-s dhe rolit gjithnjë e më aktiv të Uashingtonit në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit