20 fëmijë dhe banorët e Shtrezës rrezikojnë çdo ditë jetën në një urë të dëmtuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2026, 20:41

Rreth 20 familje të lagjes Gjutaj, në fshatin Shtrezë të Kukësit, po përballen me izolim të plotë gjatë këtij dimri gjithnjë e më të ashpër, si pasojë e mungesës së investimeve në infrastrukturë nga institucionet vendore.

Ura që lidh fshatin është dëmtuar prej kohësh nga reshjet e shumta dhe prurjet e lumit, ndërsa Bashkia e Kukësit nuk ka ndërhyrë për rindërtimin e saj. Ndërkohë, edhe rruga e fshatit është degraduar pothuajse tërësisht, duke u bërë e pakalueshme dhe thuajse e padukshme, pavarësisht se më parë përdorej nga automjetet.

Përballë mungesës së reagimit nga autoritetet lokale, banorët janë detyruar të ndërtojnë vetë një urë provizore mbi lumin. Çdo ditë, rreth 20 fëmijë e përdorin këtë urë për të shkuar në shkollë në një fshat tjetër, së bashku me banorët e zonës që e kalojnë atë për nevojat e përditshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse dhe bëjnë thirrje për investime konkrete, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që rrezikon jetën dhe sigurinë e komunitetit.

Më poshtë mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

"Përshëndetje, kur të mundeni postojeni këtë video ju lutem. Bëhet fjalë për lagjen Gjutaj në fshatin Shtrezë të Kuksit. Banorët janë izoluar prej kohësh për shkak të urës që për fat të keq është prishur nga reshjet e dendura të shihet. Bashkia Kukës as që e ka vënë ujin në zjarr.

Janë 20 familje që po vuajnë përditë, janë më shumë se 20 fëmijë që shkojnë në shkollë në një fshat tjetër që është gati 5 km larg. Ajo që është më e rrezikshme lidhet me faktin që fëmijët kalojnë lumbin mbi një urë druri të rregulluar nga vetë banorët e lagjes, por që nuk është zgjidhje pasi po u rrezikohet jeta.

Shteti nuk merr masa sepse në atë vend politikanët shkojnë vetëm kur janë zgjedhjet. Nëse keni mundësi ta postoni do na ndihmoni, ndoshta unë jam një nga banorët e asaj lagje. Unë isha vetë prezent aty psi ujë jetoj në francë, por fëmijët i kam atje. Ju faleminderit për mirëkuptimin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit