Orikum: Gruaja dyshohet se u mbyt me fashetë, burri u vetëvra në garazh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2026, 17:18

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Orikumin, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas informacioneve nga familjarë të çiftit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën trekatëshe të familjes. Dy fëmijët e çiftit, 16 dhe 19 vjeç, pasi nuk kanë mundur të kontaktojnë nënën e tyre me telefon, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.

Djali i madh ka hyrë i pari në shtëpi dhe në katin e tretë ka gjetur nënën e tij, 48 vjeçe, pa shenja jete. Burime pranë familjarëve bëjnë me dije se ajo kishte një fashetë të lidhur rreth qafës dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se është mbytur me këtë mjet. Rrethanat e sakta po hetohen nga autoritetet.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e Orikumit, e cila ka transportuar trupin e pajetë drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen. Dy fëmijët kanë shoqëruar ambulancën, ndërsa në të njëjtën kohë, pa dijeninë e tyre, babai dyshohet se kishte kryer vetëvrasje në garazhin e banesës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë tragjedi familjare. Varrimi i dy viktimave pritet të kryhet ditën e nesërme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit