Kabina elektrike në Kombinat rrezik për jetën, OSHEE s’merr asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 15:57

Në zonën e Kombinatit, në Tiranë, një kabinë e tensionit të lartë është konstatuar e hapur mes shiut, duke përbërë një rrezik serioz për sigurinë publike. Situata është alarmante, pasi pajisjet elektrike janë të ekspozuara dhe mund të shkaktojnë aksidente të rënda.

Rreziku është edhe më i madh për kalimtarët e rastësishëm dhe sidomos për fëmijët që luajnë në zonë, të cilët mund t’i afrohen kabinës pa qenë të vetëdijshëm për pasojat. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga OSHEE e Enea Karakaçit.

Ngjarja raportohet në rrugën Fadil Hadushaj, në Kombinat, dhe kërkohet që autoritetet përkatëse të marrin masa sa më shpejt për mbylljen dhe sigurimin e kabinës, në mënyrë që të shmangen rreziqe të mundshme për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit