Mungesë uji në Selitë, banorët pa furnizim prej mesditës së djeshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2026, 15:20

Prej mesditës së ditës së djeshme, banorë të zonës së Selitës, pranë xhamisë, po përballen me mungesë totale të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas denoncimeve të mbërritura, situata po krijon vështirësi serioze për kryerjen e nevojave bazë ditore, si gatimi, higjiena personale dhe përdorimi i ambienteve sanitare.

Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyet e ndërprerjes së ujit dhe pretendojnë se institucionet përgjegjëse nuk janë të kontaktueshme. Ata e cilësojnë situatën të papranueshme dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse lidhur me rikthimin e furnizimit me ujë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Skemi uj qe dje ne dreke ca bohet kshu me pas frik me honger buk se skemj uj me i la enet me la syt ne mengjes pupupu me pas frik me ardh ne shiperi se ska uje. Ne selit afer ke xhamija. Skandal per zotin ska uj akoma. Skemi uj me shku ne banjo uuu ca skandali ke te mar ne telefon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit