Rruga e Frakullës së Madhe plot baltë banorët kërkojnë zgjidhje nga Subashi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 15:34

Banorët e Frakullës së Madhe, në lagjen Muçaj, përgjatë rrugës Ramadan Muçaj në Fier, po përballen me vështirësi serioze për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës. Sipas tyre, rruga është mbuluar me baltë dhe aktualisht është e pakalueshme për automjetet, duke izoluar zonën dhe duke vështirësuar lëvizjen e përditshme.

Një banor i zonës ka dërguar pranë redaksisë një video, ku shihet qartë gjendja problematike e rrugës. Ai shprehet se bashkia Fier e Armando Subashit, kishte premtuar ndërhyrje rreth dy javë para Vitit të Ri, por punimet kanë qenë të papërfunduara dhe kanë përkeqësuar situatën, duke e lënë rrugën të mbuluar nga balta.

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, pasi kushtet aktuale po u krijojnë vështirësi të mëdha, sidomos për mjetet e emergjencës, fëmijët dhe të moshuarit. Ata theksojnë se nuk është hera e parë që përballen me premtime të pambajtura dhe kërkojnë ndërhyrje reale për rregullimin e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit