Merr flakë një shtëpi në qendër të Elbasanit, fatmirësisht pa të lënduar

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.01.2026, 14:46

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 13:40, në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë të gjithë godinën dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë dhe tym të dendur, të cilat kanë shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët e zonës.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa. Për shkak të afërsisë me shtëpi të tjera dhe dendësisë së lagjes, situata ka qenë për disa momente e rrezikshme, ndërsa u desh ndërhyrja e shpejtë për të shmangur përhapjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe nisja e hetimeve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit