Maduro akuzohet në Nju Jork për terrorizëm, trafik droge dhe armësh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 14:48

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë zyrtarisht të akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut. Sipas saj, akuzat lidhen me veprimtari të rënda kriminale që prekin drejtpërdrejt sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Bondi bëri të ditur se Maduro përballet me akuza për konspiracion për narkoterrorizëm, konspiracion për importim të kokainës në SHBA, posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese, si dhe konspiracion për përdorimin e tyre kundër interesave amerikane. Ajo rikujtoi se Maduro ishte akuzuar fillimisht për “narkoterrorizëm” që në mars të vitit 2020 në të njëjtën gjykatë federale.

Në një postim në rrjetin social X, Bondi deklaroi se Maduro dhe Flores “së shpejti do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në tokën amerikane”. Ajo falënderoi gjithashtu presidentin Donald Trump dhe forcat e armatosura amerikane për atë që e cilësoi si një operacion të suksesshëm kundër dy personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit