Banorët dhe turistët bllokohen në Bogë: Postoblloku pengon kalimin drejt Thethit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2026, 14:18

Banorët dhe turistët që po udhëtojnë sot drejt Thethit kanë mbetur të bllokuar në Bogë pasi sipas informatave të mbërritura në redaksinë tonë, një postobllok i vendosur nga autoritetet lokale po pengon makinat të kalojnë më tej.

Banorët shprehen se për shkak të Benet Becit dhe arsyeve të tij personale që lidhen me përfitime nga kulla e Bajraktarit, rruga për në Theth është bllokuar.

Ata thonë se situata është shqetësuese, pasi nuk ka as borë dhe as akull, moti është shi, dhe megjithatë automjetet nuk lejohen të kalojnë. Sipas tyre kjo po ndikon jo vetëm tek banorët lokalë, por edhe tek turistët që vizitojnë zonën.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të zgjidhur këtë problem.

Denoncimi i qytetarit:

Joq Albania si jeni ? Jemi te gjitha makinat e nalunaaa ne boge Zoti Benet Beci ka ndalu makinat mos me shku ne Theth ka vendos postobllok per arsyje perfitime me kullen e bajraktarit . Kjo eshte shuuum shqetesuse pasi jane banoret w thethit dhw turistat . As nuk ka bore as akulll . Jam nje fshatar i thethit . Ja cfar ndodh ketuuu . E tmrrshme. Ja sic duket dhe ne foto nuk ka bor as akull sepse eshte shi . Ju lutem postojeni. Sepse eshte plooot makina dhe nuk lejn me kalu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit