Fluks në Kakavijë, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi pas festave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.01.2026, 13:44

Në nisje të vitit 2026, në pikën kufitare të Kakavijës po shënohet një fluks i lartë lëvizjesh drejt Greqisë, teksa bashkatdhetarët tanë po rikthehen në shtetin fqinj pas kalimit të festave të fundvitit pranë familjarëve të tyre në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit përmes doganës së Kakavijës kanë udhëtuar drejt Greqisë 6 022 persona dhe 2 049 automjete. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët e gjata të pritjes, Policia Kufitare ka operuar me 5 sportele për përpunimin e dokumentacionit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, fermerët grekë pritet të rikthejnë bllokadat në aksin rrugor Kakavijë–Janinë. Sipas palës greke, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora lokale greke), rruga do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së paralajmëruar nga fermerët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit